Politike10 Prill 2023, 14:40

Ngjela akuza të fortë dyshes Meta-Berisha: Janë në rrugë pa krye, Saliu me çrregullime mendore

Shkruar nga Pamfleti

 

Ngjela akuza të fortë dyshes Meta-Berisha: Janë në
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela thotë se ish kryeministri Sali Berisha dhe aleati i tij, Ilir Meta janë në një rrugë pa krye dhe me lëvizjet e tyre vetëm se acarojnë situatën e tyre në politikë ndërkombëtare.

Duke komentuar situatën politike në vend, Ngjela u shpreh se fajin për situatën ku ndodhet PD e ka Berisha.

Sipas tij ai, lufton për hallet e tij dhe jo të partisë.

‘S’ka garë në Tiranë! Që të fitosh Tiranën me kryetarin aktual duhet të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale. S’ka vota në Tiranë PD-ja. A e keni parë që Sali Berisha s’del për fushatë në Tiranë. Saliu nuk doli dot deputet këtu! Të gjitha këto duhet të konvertohen në një pikë. Ato janë në krizë të madhe dhe krizën e ka shkaktuar Saliu. Janë në një rrugë pa krye. Lodhen kot! Ata acarojnë situatën e tyre në politikë ndërkombëtare”, tha Ngjela.

Ngjela po ashtu sulmoi ish kryeministrin Berisha teksa tha se ai është me çrregullime mendore. Ndërsa për aleatin e tij, Metën, avokati tha se e di gjithë Shqipëria se është i korruptuar.

“Është në një hall të madh mendor! Ka çrregullime mendore. Flet sikur është perandor botërore. Delirant, ka çrregullime mendore. PS i fiton zgjedhjet. Ku i ka fituar ky (Berisha)!? Gjithë Shqipëria e di që Meta është e korruptuar, ata janë në hall! Ç’punë kanë shqiptarët që të merren me to. Mediat shqiptare s’duhet të mbështesin një të korruptuar”, u shpreh avokati në një intervistë për mediat.

 

 

spartak ngjela berisha meta