Sot Parlamenti i ri nisi punimet në seancën e parë plenare që parashikonte verifikimin e mandateve të deputetëve dhe betimin e tyre, e cila u shty për në orën 17:00.
Por ajo që ra në sy ishin të ftuarit në llozhat e Kuvendit.

Mes të pranishmëve ishin ambasadorët e akredituar dhe përfaqësitë diplomatike të huaja në Tiranë, si dhe të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve kryesore fetare në vend.

Por detaji më pikant nga kjo seancë ishte se një nga llozhat ishte bosh, dy karriget e caktuara për Prokurorinë e Posaçme dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndryshe nga institucionet e reja të drejtësisë, i pranishëm në Kuvend për seancën e parë ka qenë Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë.
Lini një Përgjigje