TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 10:35

Formohet Sekretaria e Përkohshme në Kuvend, deputetja e PD-së nuk i bashkohet kolegeve socialiste

Shkruar nga Pamfleti

Formohet Sekretaria e Përkohshme në Kuvend, deputetja e PD-së nuk

Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është mbledhur sot për herë të parë. Deputetët e rinj pritet të betohen për të konstituar në këtë mënyrë një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja janë tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë dhe rrjedhimisht bazuar në rregulloren e Kuvendit do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit.

Deputetja e PD-së Klodiana Çapja ka refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve socialiste duke mos marrë vendin e saj në ulësen e sekretarisë së përkohshme.

Lini një Përgjigje