
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të seancës plenare të sotme në Kuvend. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për shkelje të rregullores dhe manipulim të komisioneve parlamentare.
Berisha u shpreh se ndryshimet e bëra në përbërjen e komisioneve janë të pavlefshme, pasi sipas tij, ato nuk mund të bëhen pa ndryshuar më parë Rregulloren e Kuvendit.
“E nisi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren. Asnjë komision nuk ndryshohet pa u ndryshuar Rregullorja. Morali i tij është vetëm droga.
E nisi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren, asnjë komision nuk ndryshohet pa u ndryshuar Rregullorja.
Morali i tij është vetëm droga. Ky është Parlamenti i atyre që thashë, nuk mund ta lija Llajon një mjek që nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan? Ai nuk e di që Kuvendi u rrëzua që dje kur u njoftuan komisionet e reja”, tha Berisha pas seancës plenare.
Lini një Përgjigje