Politike26 Prill 2023, 17:12

Një BE që përfshin Shqipërinë, pa Serbinë? Rama nuk ndahet nga “vëllai” i tij Vuçiç: Për mendimin tim, jo!

Shkruar nga Pamfleti

Një BE që përfshin Shqipërinë, pa Serbinë? Rama

Kryeministri Edi Rama vijon t’i krehë bishtin ‘vëllait” të tij serb, Aleksadër Vuçiç. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Porta a Porta” në Itali, ku është ndalur te zhvillimet në Ukrainës dhe situatën në Ballkan.

I pyetur nëse do ishte dakord që Shqipëria të hynte në BE dhe Serbia jo, kryeministri ka deklaruar se nuk është dakord.

Pjesë nga intervista:

Vittoriana Abate: A i frikësohet Shqipëria një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë?

Edi Rama: Jo, jo vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht. Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike.

Vittoriana Abate: Cili është ndikimi i luftës në Ukrainë në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri?

Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, le të themi, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë.

Vittoriana Abate: A mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë?

Edi Rama: Jo, për mendimin tim jo.

Vittoriana Abate: Çfarë skenari mund të imagjinoni në këtë fazë të konfliktit?

Edi Rama: Mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë

rama vucic serbia be