TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 21:33

Non grata nga SHBA-ja dhe Britania, Berisha tregon rrugët e komunikimit të PD-së me ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti

Non grata nga SHBA-ja dhe Britania, Berisha tregon rrugët e komunikimit

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se marrëdhëniet e tij personale me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe janë të njohura, me proceset gjyqësore që sipas tij janë të pandërprera.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku tha se pavarësisht marrëdhënieve të tij jo të mira me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë, PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët.

Ai tha se janë disa përfaqësues të PD-së si Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi që zhvillojnë takime periodike për përfaqësuesit e ambasadave të huaja.

Marrëdhëniet e mia personale janë tashme të njohura, vazhdojnë proceset gjyqësore për qëndrimet pa asnjë fakt, document. Por marrëdhëniet e PD me SHBA dhe Britaninë, janë konstante, janë disa përfaqësues të PD që takohen në mënyrë periodike me diplomatët, Gazment Bardhi, Këlliçi.

Ne mbajmë lidhje konstante me OSBE-në, me ambasdorin e OSBE-së, me ambasadorin gjerman, me të gjithë. Proceset gjyqësore të miat me ndërkombëtaret janë të pandërprera”, u shpreh Berisha.

berisha shba pd ndërkombëtarët

Lini një Përgjigje