Politike21 Korrik 2023, 07:38

"Nuk e mbështes", Bardhi sulmon ashpër Bashën: Di disa të vërteta për të!

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk e mbështes", Bardhi sulmon ashpër Bashën: Di disa

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur për ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një intervistë për “Euronews Albania” ai tha se për arsye njerëzore di disa të vërteta për Bashën të cilat për momentin nuk ka pse i thotë.

Ai u shpreh se luftën e ka me Edi Ramën dhe nuk ka në plan të merret me askënd tjetër, por në rast se duan të hedhin baltë mbi të, ai do i përgjigjet baltës me të vërteta.

“Kam një lloj frenimi në aspektin njerëzor ndaj Lulzim Bashës sepse kam qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë. A e mbështes në këtë rrugë që ka hyrë? Jo nuk e mbështes. Mendoj që është një rrugë e gabuar, mendoj që është një rrugë që e dëmton Partinë Demokratike të Shqipërisë, dëmton interesat e demokratëve.

Baltën unë e përball me të vërteta të cilat për momentin i mbaj të fshehta dhe s’ka lidhje me kartë rezervë, por ka lidhje me objektivin. Objektivi im dhe beteja ime është me Edi Ramën. Nëse dikush ka betejë me mua, të mos fshihet pas shkrimeve të rreme, të cilat unë e di se kush i shkruan. Të dalë me zë dhe me figurë që të kem unë mundësi t’i përball me të vërtetat”, u shpreh Bardhi.

bardhi basha