
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se pas Ahmetajt do të arrestohen dy ministra të tjerë.
Në një emision ai tha se në dosjen që shkoi në Kuvend ëpr inceneratorët dalin emrat dhe të zyrtarve të tjerë të përfshirë.
“Dy ministra të Ramës do të arrestohen pas Ahmetajt. Në dosjen e ardhur në Kuvend për Ahmetajn, ka dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ne nuk kemi asnjë mjet për t’i ushtruar presion drejtësisë. Kam mbështetur në mënyrë të plotë prokurorët e SPAK. Hetimi për Ahmetajn ishte një hetim i thelluar”, tha ai.