Politike20 Korrik 2023, 21:51

Rama dhe Berisha negociata të fshehta për reformën në drejtësi? Lorenc Vangjeli tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur në prapaskenë

Shkruar nga Pamfleti

Rama dhe Berisha negociata të fshehta për reformën në

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar për herë të parë negociata mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për reformën në drejtësi. Ai ka treguar në “Euronews” se ka qenë vetë negociator në vitin 2007, por projekti për të ndryshuar sistemin dështoi.

Në fakt fajtorët ishin doktori dhe mendësia e tij. Ishin atentatorët e parë ndaj një pushteti në Shqipëri, që ishte sistemi i drejtësisë. E shkatërruan dhe e shkelmuan, e shndërruan atë në klientë të tyre dikur. Kjo ishte qoftë në mandatin e parë dhe në mandatin e tretë. Socialistët me Edi Ramën dhe me Ilir Metën. Reforma në drejtësi ka nisur si iniciativë e këtyre dy burrave. Ka pasur një negociatë të fortë, të fshehtë mes Edi Ramës dhe Berishës, në vitin 2007 pikërisht për reformën në drejtësi. Së bashku me ta kanë qenë Arben Imami dhe Fatmir Xhafaj. Ka qenë një projekt i jashtëzakonshëm. Nëse do ishte konkluduar ai do ishte diçka ndryshe. Papritur pati një kthesë të çuditshme që u pilmua në harkun e disa javëve, me ndryshimet kushtetuese të 2008”, tha ai.

berisha rama vangjeli