TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 12:16

Nuk mori asnjë mandat deputeti, Alibeaj: Pazarxhinjtë janë brenda, unë iki me kokën lart!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk mori asnjë mandat deputeti, Alibeaj: Pazarxhinjtë janë

Kandidati për deputet nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk arriti të merrte mandat duke siguruar vetëm 306 vota në partinë e re tha se nga Kuvendi del me kokën lart.

Ai u shpreh se ata që do të jenë në Kuvend janë pazarxhinjtë, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, të humbur kanë dalë shqiptarët. Alibeja tha gjithashtu se nuk do të jetë më pjesë e politikës aktive.

“Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lart. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lart. Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia.

Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhur si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jem gjithë jetën, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”, tha Alibeaj para Kuvendit.

Lini një Përgjigje