TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 12:07

U 'kryqëzua' për spotin elektoral, Edona Bilali: Jashtë Shkodrës s'janë gati për këtë lloj humori

Shkruar nga Pamfleti

U 'kryqëzua' për spotin elektoral, Edona Bilali: Jashtë

Deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali është pyetur nga gazetarët para seancës së sotme parlamentare lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.

Bilali, e cila nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur në Kuvend, u pyet për spotin elektoral gjatë fushatës që ngjalli shumë reagime në rrjet.

Në spotin që u fshi më pas nga Bilali shfaqej një pacient, i cili ndodhej në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Gac Kodrina, i cili kërkon të dijë nëse do të jetë gjallë deri më 11 maj pasi i ka dhënë fjalën Edona Bilalit që ta votojë.

Bilali u shpreh se personi në fjalë është një aktor humori, ndërsa theksoi se “qartësisht jashtë Shkodrës njerëzit nuk janë gati për këtë lloj humori”.

Lini një Përgjigje