
Pas një përpjekjeje të dështuar për të siguruar një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Azmer Duleviç ka bërë publike largimin nga Lëvizja Shqipëria Bëhet. Ish-kandidati në qarkun e Fierit, i cili nuk arriti të marrë mandat pavarësisht rinumërimit të votave, ka njoftuar tërheqjen përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Dua t'ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç.
Pavarësisht rinumërimit në qarkun Fier, Lëvizja Shqipëria Bëhet nuk arriti të siguronte 519 votat që i duheshin për të rrëmbyer mandatin e radhës, i cili përfundoi në duart e Partisë Socialiste. Largimi i Duleviç ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe të ardhmen politike të kësaj force të re, e cila nuk arriti të përkthejë potencialin e vet në sukses elektoral.
Lini një Përgjigje