TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 13:30

Urdhëri i Ramës për tu larguar, zbardhen emrat e drejtorëve që i dorëzuan Emiriana Sakos letrën e dorëheqjes

Shkruar nga Pamfleti

Urdhëri i Ramës për tu larguar, zbardhen emrat e drejtorëve

Janë zbardhur emrat e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit, të cilët ditën e sotme kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Ky 'detyrim' për të dhënë dorëheqjen erdhi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në bashkinë e Durrësit, i cili ashtu sikurse dhe në bashkitë e tjera të vendit, Vlorë e Fier, kërkoi që drejtorët të linin postet e tyre.

Të gjithë drejtorët, i kanë vendosur në tryezë kryebashkiakes Emiriana Sako shkresën e tyre të dorëheqjes. Mësohet se brenda kësaj bashkie është ngritur një komision i përbërë nga kryetarja dhe disa deputetë të qarkut Durrës, të cilët do të vendosin në “sitë” të gjithë drejtorët me qëllim për të vendosur se kush prej tyre do të vijojë të qëndrojë në detyrë dhe kush jo.

Pas kësaj faze, pritet të nisë edhe procesi i ristrukturimit për drejtorët rajonalë dhe institucionet e tjera në varësi të pushtetit vendor.

Lista e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:

Roni Shqiopa: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore

Meme Xhaferaj: Drejtoria e Shërbimit Social

Ardian Gurra: Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare

Oneda Deliallisi: Drejtoria e Auditit të Brendshëm

Ermal Lufo: Drejtoria Ekonomike

Ardian Iljazaj: Drejtoria e Shërbimeve

Valbona Qiriako: Drejtoria e Buxhetit

Lorenc Facja: Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike

Lorenc Smajli: Drejtoria e Turizmit

Dhurata Gjoka: Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Robert Dervishi: Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit

Alneida Rroshi: Drejtoria Ligjore.

Kujtojmë se përgjatë ditëve të fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” në të gjitha bashkitë e vendit.

Fillimisht u ndal në atë të Vlorës e më pas vazhdoi me Fierin e Durrësin. Kryeministri ka theksuar nevojën për energji dhe prurje të reja në administratë, si e vetmja mënyrë për t’u qasur sfidave të kohës.

Vala e shkarkimeve përfshiu fillimisht Vlorën, ku u dorëhoqën 21 drejtues institucionesh në varësi të bashkisë, pas kritikave të ashpra të kryeministrit që lidhen me pastrimin e qytetit, zaptimin e hapësirave publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve që socialistëve iu besuan mandatin e katërt.

 

Lini një Përgjigje