
Ish-kryeministri, Sali Berisha, teksa prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit në Klos, nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi ministren Balluku se shpërdoron fondet publike, teksa shtoi se një ministre që ulet dhe porosit “biftek 1 mijë euro” nuk mund të mendojë për hallet e qytetarëve.
Ai gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e tij më 14 maj, pasi është data e madhe ku do të hidhet poshtë monizmin.
“Çdo udhëtim është 15 mijë euro, a mund të qajë hallin e motrave tona Belinda që ulet dhe porosit biftek 1 mijë euro sa një ka a mund të qajë hallin ajo zonjë e cila po lexoja sot se disbursimet e Thesarit për një udhëtim jashtë shtetit kanë përdorur 22 mln lekë a mundet të vazhdojmë të na vjedhin në këtë mënyrë ne të na poshtërojë në këtë mënyrë, prandaj këto zgjedhje duhet të bashkohemi të mos votojmë këta hajdutë 14 maji është datë e madhe duhet të hedhim mënjanë këtë monizëm duhet të rivendosim pluralizmin”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje