
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe Ulsi Manjën se arrestuan kryebashkiakun Lefter Alla vetëm për t’i bërë qejfin Belinda Ballukut. Duke folur në sallën e Parlamentit, ai tha se Arben Ahmetaj ka gisht te afera e inceneratorëve, por koka e të gjithave është Edi Rama.
“Ai i dha vlerësimin 8 pikë në një kohë kur nuk ekzistonte inceneratori. Një ministre e parlamentit shkruante se kjo kompani nuk ekziston dhe me këtë shkresë Rama u njoftonte. Kompania u hap në 2018-ën. Në eko-parkun e Porto Romanos, sekserët e Ramës kishin krijuar kompani për të 6 muaj para se ta shpallte publikisht se i kishte lindur ideja për një eko-park. Thjeshtra e Edi Ramës në kompanie ishte përfituese e Eko-parkut.
Thjeshtra në kompaninë IRI është fituese e tenderit bashkë me kompaninë Fendandes për rindërtimin e muzeut. Po ti mo ministër Drejtësie ça bën që firmos çdo firmë të tij? Ka pasur dhe ministra që nuk e firmosin. Ka pasur nga ata që s’kanë firmosur. Shkove dhe arrestove Lefterin për t’i bërë qefin Belindës, o intrigant. Se ajo është bërë kryeministër. Këto i di gjithë Dibra”, tha ai.
Lini një Përgjigje