Politike23 Mars 2023, 17:29

Rama kujtohet për emigrantët në Britani, valë takimesh në Londër: Kreu i Kuvendit dënoi retorikën kundër shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Rama kujtohet për emigrantët në Britani, valë takimesh

Kryeministri Edi Rama ka nisur një sërë takimesh në Britaninë e Madhe, duke u kujtuar tani për emigrantët shqiptarë. Prej disa muajsh Londra ka nisur të marrë masa të forta dhe po sulmon shqiptarët dhe kryeministri sot ka shkuar në Londër, kudo të ankohet me kryeministrin Sunak.

Ndërkohë ai ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë edhe me kryetarin i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar Lindsay Hoyle.

Rama, bëri të ditur se Hoyle shprehu keqardhjen për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve ndërsa pohoi vlerat që ka dhënë komuniteti shqiptar në Britani.

Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

rama londer emigrante