Politike15 Maj 2023, 15:20

ODIHR kritikon zgjedhjet: Problem presionet ndaj administratës dhe blerja e votës, fushata e polarizuar

Shkruar nga Pamfleti

ODIHR kritikon zgjedhjet: Problem presionet ndaj administratës dhe blerja e

Misioni i OSBE/ODIHR e ka vënë theksin te presionet dhe përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhjet vendore. PS fitoi bindshëm në zgjedhjet s së dielës, por për ODIHR ka pasur ankesa dhe parregullsi.

Shefja e misionit, Audre3 Glover paraqiti sot raportin e pjesshëm të krijuar pas vëzhgimit të zgjedhjeve. Ajo u shpreh se fushata u përqendrua te partitë dhe kjo bëri që qytetarët të mos shihnin për kandidatët lokalë.

Presionet dhe pretendimet për blerje votash, ishin shqetësim. Fushata ka qenë relativisht e qetë, kandidatët kanë përdorur rrjetet sociale, nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ka pasur sulme ndaj gazetarëve. Shpifja mbetet ende një shqetësim. Në shkurt u ngrit një komitet i përkohshëm për të plotësuar rekomandimet, afati u shty por nuk u pat asnjë rezultat nga ai komision. Ne ishim të shqetësuar për akesein në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara. Shqetësimi ynë më i madh ka të bëjë me numrin e madhe të njerëzve në administratën civile të cilëve ju bë presion. Fushata u fokusua tek politika qendrore dhe jo çështje që kanë interes më të madhe. Kjo uli mundësinë e votuesve të bënin zgjedhjen e tyre. Do prodhojë një raport final muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Shefja e ODIHR nga ana tjetër ngriti dyshime për manipulim të zgjedhjeve. Ajo tha se në shumë qendra janë parë persona ta paautorizuar të cilët kishin shkuar të ndikonin në votim.

Vumë re votimin familjar në disa qendra votimi. Kishte dhe persona të cilët gjithashtu nuk dinin si të procedonin gjatë votimit. Pati disa zona ku ishte e qartë se po bëheshin disa manipulime. Pamë njerëz që vinin vërdallë qendrave të votimit. Nuk kishin punë sepse duhej të ishin aty. Ishim të vetëdijshëm se ata ishin aty për të bërë votime të caktuara. Ne e dimë shumë mirë se kuadri ligjor është i qartë për procedurat në raste të tilla”, tha ajo.

PE: Shumë qytetarë u intimiduan nga personat jashtë qendrave të votimit

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Sven Simon ka publikuar gjetjet nga vëzhgimi i zgjedhjeve një ditë më parë. Edhe ai konstatoi se fushata u fokusua te liderët politikë dhe u lanë në hije garuesit në pushtetin vendor.

Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit.

Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate. Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e identifikimit elektronik jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi, programet etj”, tha Simon.

KiE: Fushata totalisht e politizuar, munguan programet dhe debatet

Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Stewart Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve ishte përgjithësisht i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim të ulët të grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur.

Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin i ulët i femrave dhe mungesa e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara.

E rëndësishme është çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet t’i përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”, tha ai.

glover zgjedhje