
Kjo zonjë e veçantë ishte në mesin e afërsisht shtatë ministrave që kryeministri shqiptar vendosi t’i “hiqte qafe” së fundmi. Ajo ishte dhe është pro qëndrimit të ashpër në rastin e ndalimit të paligjshëm të Fredis Beleris...
Ish-ministrja Olta Xhaçka duket se është shpallur personi më i urryer në Greqi. Ndonëse ajo iku nga qeveria, mediat greke vijojnë të shkruajnë për të duke e cilësuar si personin që ndikoi në mbajtjen e Fredi Belerit në burg. Gazeta greke “Apogeumatini” ka bërë një artikull për të treguar se kush është Xhaçka, teksa e cilëson si simbol të korrupsionit. Ajo i përmend dhe burrin investitor strategjik në Himarë.
Artikulli i plotë
Ata që e konsiderojnë Shqipërinë fqinje një shtet të së drejtës me perspektivë europiane, si kryeministri Edi Rama, ministrat e tij e kështu me radhë, realiteti do t'i përgënjeshtrojë.
Kjo u tregua nga sa ‘shpejt’ eci përpjekja e përbashkët për të apeluar në Hagë për çështjen e kufirit detar, apo kur kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredis Beleris, u arrestua dhe u la në paraburgim. Kjo u konfirmua ditët e fundit, kur u bë e ditur se Rama la jashtë qeverisë personifikimin e korrupsionit: ish-ministren e Jashtme, Olta Xaçka.
Kush është i ish-kreu i diplomacisë shqiptare është me interes të madh. Ajo ka lindur në ditën e Krishtlindjes 1979 në Tiranë. Ajo studioi në SHBA, u bë politikane nën tutelën e Ramës dhe kaloi në ministritë vendimtare të Mbrojtjes (për tre vjet) dhe të Jashtme (nga 2021).
Kjo zonjë e veçantë ishte në mesin e afërsisht shtatë ministrave që kryeministri shqiptar vendosi t’i “hiqte qafe” së fundmi. Ajo ishte dhe është pro qëndrimit të ashpër në rastin e ndalimit të paligjshëm të Fredis Beleris. Gjatë mandatit të saj, ajo është vënë shpesh në shënjestër të opozitës, me akuzat se bashkëshorti i saj biznesmen, Artan Gaçi, ka kryer investime turistike në Himarë.
Ky fakt i kombinuar me burgosjen e kryebashkiakut shkaktoi bujë edhe brenda Shqipërisë. Fredis Beleris akuzoi kundërshtarin e tij politik dhe të zgjedhurin e Ramës, Jorgo Goro, si dhe Olta Xhaçkën për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash nga aktivitete të paligjshme. Madje, z. Beleris ka ndërmarrë edhe veprime ligjore ndaj saj, duke u ankuar se me marrjen e tokës ka grumbulluar përfitime të padrejta financiare.
Çështja Beleri nuk është e vetmja çështje me interes grek, në të cilën kjo zonjë ka vënë dorën e saj të vogël. Është e njëjta ministre që tentoi të ngrejë çështjen e ligjit të luftës në maj të 2022, në prani të ministrit të Punëve të Jashtme të asaj kohe, Nikos Dendias.
Rama nuk e hoqi rastësisht. Ai nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me korrupsionin. E vështirë deri në e pamundur, por kjo është ajo që ai po përpiqet të arrijë.
Mediat shqiptare e thonë hapur. Ato shkruajnë se kryeministri shqiptar nuk dëshiron të bëjë “pis” emrin e tij përballë gjithçkaje që drejtësia shqiptare ka rezervuar për Olta Xhaçkën. Dhe komentatori kryesor akademik dhe mediatik shqiptar, Artan Fuga, duke interpretuar ndryshimet në qeveri, tha se “Rama krasiti degët e qeverisë që mund të prekeshin nga SPAK. Ai nuk donte që të gjitha mediat të fokusoheshin tek zhvillimet në pushtetin ekzekutiv për çështje që do të shqetësonin ministrat e tij”. / Apogeumatini