
Deputetja Orjola Pampuri dhe njëherësh kandidate në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Koalicioni Euroatlantik, ka vijuar takimet në rrugët e Tiranës.
Ajo ka shpërndarë fletëpalosje dhe ka shtrënguar duart me qytetarët, duke u kërkuar që të mendojnë për ndryshimin duke shkuar përtej atyre që kanë 34 vite që nuk shkulen nga karrigia.
“Janë ata që 34 vite kanë mbajtur pushtetin. Këta të tjerët kanë 12 vjet, thonë na lini dhe 4 vite”, shprehet Pampuri
Pampuri ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga takimet me qytetarët dhe bizneset në Degën 1.
“Derisa të marrë fund pandëshkueshmëria, 7x7=313”, shkruan ajo.
Lini një Përgjigje