TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2026, 13:00

“Ose me ne, ose përballë nesh”/ Berisha për përplasjet mes Ramës dhe Spiropalit: PS është kthyer në parti krimi

Shkruar nga Pamfleti
“Ose me ne, ose përballë nesh”/ Berisha për
Rama-Spiropali

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, pas qëndrimeve publike të kësaj të fundit dhe mungesës së saj në një seancë parlamentare.

Sipas Berishës, situata brenda Partisë Socialiste tregon për një krizë të thellë dhe, sipas tij, kjo forcë politike është shndërruar në një strukturë që mbron interesa kriminale.

“Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi, ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve dhe plaçkitjeve që Rama, organizata e tij kriminale i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike.

Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht, janë grahmat e fundit të një regjimi që bëjnë gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë.”, tha Berisha.

Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit u zhvillua gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku, sipas raportimeve, ish-ministrja kishte shprehur kritika ndaj qeverisë dhe partisë.

Gjatë mbledhjes pa praninë e mediave, kryeministri Rama mësohet t’i ketë vendosur ultimatum Spiropalit, duke i kërkuar të zgjedhë mes qëndrimit në krah të Partisë Socialiste ose përballjes me të. Ai i ka kërkuar gjithashtu të ndalë publikimet kritike në rrjetet sociale, duke paralajmëruar pasoja në rast të kundërt.

“O me ne, o përballë nesh, merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes pa media.

berisha rama spiropali perplasje

Lini një Përgjigje