TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2026, 21:50

Paloka  thumbon Salianjin: Unë burgun e kam bërë për dhunë ndaj policisë, jo për shpifje

Shkruar nga Pamfleti
Paloka  thumbon Salianjin: Unë burgun e kam bërë për
Paloka dhe Salianji

Edi Paloka, deputet dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i pyetur për zhvillimet e brendshme në këtë parti, debatet dhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve, u shpreh se ai ka vendosur të qëndrojë dhe jo të largohet, pavarësisht se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar.

Në emisionin ‘Kjo Javë’, Paloka tha se mendimet i jep, por nuk imponohet që të kalojnë për diskutim në strukturat më të larta të partisë.

“Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat”, tha Paloka duke shtuar se dikur ka drejtuar vetë protestat dhe për këtë ka bërë dhe burg.

Duke atakuar indirect, ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Paloka tha se ndryshe nga të tjerë, ai “nuk e tund si flamur” burgun sa herë t’i jepet rasti si ndonjë tjetër.

“Në fakt unë e kam bërë për protestat, për organizim të paligjshëm të protestave. Më akuzuan për dhunë ndaj policisë. Nuk e kam bërë për shpifje”, tha Paloka.

Ai theksoi se në PD vërtet ka diskutime, ka debate, në fund fare merren vendime dhe sigurisht shumica vendos dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë vendimet që merr shumica. Në këtë kuadër ai shtoi se pavarësisht se shumë nga propozimet e tij nuk janë pranuar edhe pse kanë dalë ashtu sic kam thënë unë.

“Kur nuk dëgjohesh ose fillon bërtet, i bie tavolinës me grusht ose rri një pozicion në heshtje dhe mbase nuk flet më. Ka disa qasje. Unë mendimet e mia i jap por nuk imponohem që të kalojnë në shkallë të tjera. Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat.

Dikur kam drejtuar vetë protestat, madje kam bërë dhe burg por nuk e tund si flamur burgun sa herë të më jepet rasti si ndonjë tjetër. Por nuk jam ndarë, jam aty sa herë të kenë nevojë”, tha Paloka.

Ai burgu që përmendet nuk është njëlloj si ky që përmendni ju?

Edi Paloka: Në fakt unë e kam bërë për protestat, për organizim të paligjshëm të protestave. Më akuzuan për dhunë ndaj policisë. Nuk e kam bërë për shpifje

paloka burg salianji

Lini një Përgjigje