TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2023, 15:10

Parashikimi i Ben Blushit 6 vite më parë në Kuvend: ‘Macja’ që do t’ju hajë kokat të gjithëve në PS!

Shkruar nga Pamfleti
Parashikimi i Ben Blushit 6 vite më parë në Kuvend: ‘Macja’
Ben Blushi

Barsoleta me macen e ish deputetit Ben Blushi në seancën e 23 shkurtit 2017 që ngjalli jo pak reagime atë seancë, kohët e fundit po gjen zbatim brenda Partisë Socialiste.

Blushi nga foltorja e Kuvendit në atë seancë tha:

“Unë kam një mace, ta fal ty. Macja që të kam falur ty kafshon rastësisht Taluantin. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti apo macja?”,- tha Blushi më 22 shkurt.

Kjo barsoletë një muaj më pas me 24 mars të gjashtë viteve më parë, shkaktoi sërish debate, akuza dhe kundërakuza mes deputetëve socialistë dhe ish-socialistit që sapo kishte krijuar forcën politike LIBRA, Ben Blushi.

Një përballje nuk do të mungonte edhe mes Eduart Shalsit dhe Blushit.

Shalsi apeloi Blushin të mos sulmojë çdo socialist që merr detyrën e ministrit për shkak të miqësisë me Edi Ramën.

Në replikë, Blushi tha se nuk i vjen keq që është bërë ministër, madje duhet të ishte bërë më herët.

Ai tha se mes tyre qëndron edhe projekligji i plehrave, që sot është ka rezultuar një aferë miliona euro.

Atëherë Blushi zgjidhi edhe gjëegjezën që ua dha detyrë shtëpie kolegëve socialistë, teksa tha se macja që ai ia dha Erjon Baçes dhe që hëngri Taulant Ballën, është Edi Rama, i cili sipas Blushit, do “i hajë” të gjithë socialistët pranë tij.

“Para një muaji ju kam treguar një gjëegjëzë, dhe ju nuk e gjetët akoma përgjigjen. Më bënë shumë pyetje, më thoshin çfarë ngjyrë kishte, kë kafshoi, madje edhe ku e kafshoi. Po ja u them unë sot kush është macja.

Macja që u dhashë unë Erjon ja ku është. Kjo është macja, Rama. Jua dhashë juve në ’97-‘98, dhe ja ku është, ju kafshoi të gjithëve. Kjo është arsyeja pse unë ika. Se unë nuk duroja dot kafshimin e maces.”, tha Blushi./ Pamfleti

ben blushi ps edi rama

Lini një Përgjigje