TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2023, 09:45

Nga e dinë Giogia Meloni dhe Edi Rama, që Gjykata Kushtetuese do ta miratojë marrëveshjen për refugjatët?!

Shkruar nga Pamfleti
Nga e dinë Giogia Meloni dhe Edi Rama, që Gjykata Kushtetuese do ta
Edi Rama dhe Giogia Meloni /

Me bindje e garanci të tilla, flasin vetëm ata që kanë bërë pazare paraprakisht me shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe e kanë 100% të sigurt se do ta arrijnë atë që kërkojnë...

Më 14 dhjetor 2023, Zv/kryeministri e Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani në një konferencë shtypi, pyetjes nëse janë të trembur se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mund ta rrëzojë përfundimisht marrëveshjen “Meloni- Rama”, ai iu përgjigj: - Unë e konsideroj një çështje ligjore, që do të zgjidhet shpejt në favor të marrëveshjes.

Nga e di dhe ku e mbështet Zv/kryeministri e Ministri i Jashtëm i Italisë, bindjen se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, do ta zhbllokojë e do ta miratojë shpejt marrëveshjen për transferimin dhe përqendrimin në Shqipëri, të refugjatëve afrikanë që kapen në territorin e Italisë?

Sepse vendimet e gjykatës, bëhen publike pasi janë marrë, ndërsa për çështjet në proces gjykimi, as anëtarët e gjykatës, nuk e dinë se çfarë mendon e çfarë do vendosë secili prej tyre.

Ndërkohë që shefi i diplomacisë e numri dy i qeverisë italiane, një muaj para ditës së seancës gjyqësore e shpalljes së vendimit, deklaron se beson dhe e di, që gjykata supreme do ta miratojë marrëveshjen “Meloni- Rama” për refugjatët.

Në të njëjtën linjë me vartësin e saj, ishte dhe kryeministrja Giorgia Meloni, e cila deklaroi se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka bërë procedurën paraprake, por nuk do ta bllokojë marrëveshjen, dhe ajo do realizohet në kohën e përcaktuar.

Po kryeministrja Giorgia Meloni, prej kujt e ka marrë garancinë, që nuk do bllokohet marrëveshja që ka bërë me kryeministrin Edi Rama?

Sepse me bindje e garanci të tilla, flasin vetëm ata që kanë bërë pazare paraprake me shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe e kanë 100% të sigurt se do ta arrijnë atë që kërkojnë; në rastin konkret, lejimin e marrëveshjes për përqendrimin e refugjatëve në Shqipëri.

Edhe kryeministri Edi Rama, pyetjes së gazetarëve italianë, iu përgjigj me të njëjtën bindje e siguri si Giorgia Meloni, duke thënë: - Brenda muajit mars, është koha limit për fillimin zbatimit të marrëveshjes dhe jam besimplotë, se ngaqë marrëveshja është kushtetuese,  vendimi i Gjykatës do të merret shumë më shpejt se afati, që të fillojmë punën pa humbur kohë.

Ndërsa bllokimin e marrëveshjes deri më 18 janar 2024, Edi Rama e shfrytëzoi, për të thënë se ky vendim është dëshmi e qartë dhe e plotë, se Gjykata Kushtetuese dhe drejtësia nuk varen prej tij, siç akuzohet.

Të presim datën 18 janar, kur Gjykata Kushtetuese do shpallë vendimin, për të vërtetuar nëse Edi Rama dhe Giorgia Meloni që folën me garanci për mos bllokimin e marrëveshjes, e kanë ditur paraprakisht vendimin e saj./Pamfleti

edi rama giorgia meloni gjykata kushtetuese marrëveshja për refugjatët

Lini një Përgjigje