Politike 8 Maj 2023, 22:06

“Pas 15 majit Basha do të rikthehet”, Murrizi: Do të përplaset me Alibeajn për kreun e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

“Pas 15 majit Basha do të rikthehet”, Murrizi: Do të

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, është shprehur se Lulzim Basha do të kthehet pas 15 majit për të marrë Partinë që aktualisht drejtohet nga Alibeaj.

I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, Murrizi tha se pas zgjedhjeve të 14-majit PD-ja do të ketë sërish përçarje lidhur me faktin se kush do ta drejtojë partinë.

"Luli do të kthehet pas 15 majit, do të ketë sherr me Enkelejdin. Do të kenë dhe një palë antiamerikanë të tjerë brenda vetes së tyre. Do ketë zgjedhje. Në gjykatë figuron Lul Basha kryetar partie. Është bela e madhe me partitë. Do 5 lekë të hysh në valle dhe me 500 nuk del më. Do të ketë një pro dhe antiamerikanizëm dhe me këta 3-4 veta që kanë mbetur pas 15 majit. Unë besoj në Zot, dhe kam thënë dhe me humor po vuan xhezatin e asaj që ke gatuar vetë", tha Murrizi.

murrizi pd basha