Politike 8 Maj 2023, 21:41

Meta kërcënon Ramën: Koha e vjedhjes së votave ka mbaruar, ai që merr guximin do të marrë dënimin e merituar

Shkruar nga Pamfleti

Meta kërcënon Ramën: Koha e vjedhjes së votave ka mbaruar,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se provokimet e kryeministrit Edi Rama kanë marrë fund dhe cilido që do të tentojë të prekë votën më 14 maj do të marrë dënimin e merituar.

Gjatë fjalës së tij në emisionin Çim Peka Live, Meta e ka ftuar Ramën në një debat në studio televizive ku tha se nëse ai ka gjë me Liken të vijë e të flasë për palmat dhe kilometrat që bëheshin në kohën e tij dhe për këto që bën ai tani.

Gjithashtu, kreu i PL, ka deklaruar se Rama ja ka bërë të gjitha të zezat shqiptarëve, duke shtuar se ai po i përzë fëmijët çdo ditë me ndërgjegje të plotë dhe kërkon t’i zëvendësojë me indianë siç janë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale së bashku me lali fikun

"Nëse Rama do të provokojë popullin dhe ta shndërrojë të gjithë popullin në një bandë mirë, por objektivi do të jetë ai dhe do ta ketë të qartë këtë gjë. Boll ka bërë provokime deri tani, i ka bërë të gjitha të zezat vendit, shqiptarëve, po i përzë fëmijët çdo ditë me ndërgjegje të plotë dhe kërkon t’i zëvendësojë me indianë siç janë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale së bashku me lali fikun.

Rama ka vjedhur pronat e komuniteteve fetare dhe jo më të qytetarëve, kjo histori ka përfunduar njëherë e mirë. Është jashtë çdo lloj imagjinate tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve, pasi është në dëm dhe të standartit të zgjedhjeve. Mjetet për të ruajtur votat jemi ne vetë dhe nëse ndokush kërkon të preki votat le ta provojë.

Në datë 14 nuk do të ketë gjumë do të festojmë në të gjithë Shqipërinë dhe në të Tiranë. Kandidatët tonë flasin për qytetarët se si do të zgjidhi problemet e transportit, se si do të mbrohen hapësirat publike nga betonizimi që po lulëzon në Tiranë si modeli që Rama solli në të gjithë vendin. Kulla në Korçë është shumtia më e madhe që simbolizon dhe ndërtimet që kryeministri ka bërë në Shqipëri. Nëse ai ka gjë me Liken dhe të vjerë këtu përballë meje në këtë studio dhe të flasim, të flasim për palmat dhe kilometrat që bëheshin në kohën time dhe kilometrat që ai bën", tha Meta.

iilir meta vota vjedhje denim