TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 10:21

Pas tërheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen në Kuvend dy deputetët e rinj

Shkruar nga Pamfleti

Pas tërheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen në Kuvend

Dy deputetë të rinj janë betuar në seancën e sotme plenare duke marrë zyrtarisht mandatet e ligjvënësve.

Bëhet fjalë për deputetët Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, që do të përfaqësojnë Partinë Socialdemokrate e cila në zgjedhjet e 11 majit arriti të marrë 3 deputetë, dy në Qarkun e Shkodrës dhe 1 në Tiranë.

Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e PSD-së pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgo.

Doshi dhe Jorgo dorëzuan mandatet e deputetëve në seancën e parë të Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Pas dorëzimit të mandateve prej tyre, nisi procedura për zëvendësimin e tyre, ndërsa nga lista e PSD-së në qarkun e Shkodrës rezultojnë se dy më të votuarit ishin Brahimi dhe Lasku.

 

Lini një Përgjigje