
Ilir Metës ka filluar ti kthehet makthi i burgut. Disa javë më parë doli nga binarët duke mos lënë gjë pa thënë për SPAK. Por u qetësua për disa ditë. Sot i është rikthyer avazit. Sot Meta qëndroi mbi 3 orë në prokurori, ku ka dhënë sqarime për shumë raste të dyshimta.
Si duket Meta e ka kuptuar se prangat janë afër dhe ka dalë për të tretën herë sot, për të sulmuar SPAK. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, Ilir Meta tha se drejtësia në Shqipëri është me regji nga Edi Rama. Më tej ai kërcënoi prokurorët se do i kapë prej veshi.
“SPAK është një institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndalojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mban nën presion dhe shantazh udhëheqësit e opozitës që mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë. Do japë llogari çdo prokuror i SPAK, çdo gjykatës i korruptuar që fle mbi dosjet atje. Nuk ka McGonigal që i mbron. Për veshi do ti ngremë, siç vajti ai në burg do shkojnë dhe të tjerë. Prandaj është detyra jonë të fuqizojmë organizimin e opozitës dhe të PL, që duhet të jetë zjarr kudo, që ti japim shpresë të rinjve mos largohen nga vendi. Ndryshimi është plotësisht i mundur. Në një betejë që dikush nuk niset për të vdekur nuk fiton kurrë. E kjo është një betejë për vdekje a liri”, tha ai.
Lini një Përgjigje