TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 18:47

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane “zbarkon” në Elbasan, monitoron nga afër procesin zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane “zbarkon” në Elbasan,

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja po monitoron nga afër procesin zgjedhor. Kim ka thënë se ishte pranishme edhe në disa qendra votimi në qytete të tjera të vendit.

Kujtojmë se pak orë më parë, ambasadorja Kim ishte në Vlorë për të monitoruar procesin e zgjedhjeve, ku pa nga afër procesin në një qendër votimi.

Ambasadorja deklaroi se kishte dalë në cilësinë e vëzhgueses, si shumë përfaqësues të tjerë të ambasadës. Ajo kërkoi të ndalen presionet ndaj votuesve dhe shitblerja e votës.

Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Selenicë, këtu. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shume qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje. Nuk duhet të ushtrohet presion mbi asnjë votues, është e rëndësishme që secili të ushtrojë të drejtë, asnjë s’duhet të shesë apo blejë votën. Është përgjegjësia e autoriteteve që t’i zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”, tha Yuri Kim.

yuri kim ambasadorja amerikane në shqipëri

Lini një Përgjigje