TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 18:08

Pazari me Ramën, Meloni del hapur: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, model për gjithë BE-në!

Shkruar nga Pamfleti
Pazari me Ramën, Meloni del hapur: Qendrat e emigrantëve në
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Meloni komenton vendimin e ministrave të BE...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka komentuar reformën e re të sistemit të emigracionit në Bashkimin Europian, e cila është miratuar këtë javë nga ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare dhe që, ndër të tjera, i hap rrugën ligjore zbatimit të plotë të marrëveshjes Itali-Shqipëri për qendrat e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.

Në fjalën e saj gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Aleancës Globale Kundër Trafikimit të Emigrantëve, Meloni theksoi: "Italia ka propozuar zgjidhje inovative që po shihen gjithnjë e më shumë me interes dhe po kthehen në praktikë të zakonshme.

 I referohem mbi të gjitha Protokollit me Shqipërinë. Menaxhimi i kërkesave për azil dhe kthimet jashtë BE-së, por nën juridiksion europian, ky është modeli që tashmë është pjesë e rrugës së përbashkët që po ndjek Europa".

Marrëveshja e arritur në BE përfshin një listë të reduktuar prej shtatë shtetesh që do të mund të konsiderohen “vende të sigurta” për rikthimin e migrantëve: Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunizia. Kjo listë është shumë më e shkurtër se ajo që kishte propozuar fillimisht Italia (me 22 shtete), por përfaqëson një kompromis që rihap derën për politikat e kthimit jashtë kufijve të BE-së.

Në të kaluarën, Gjykata Evropiane kishte bllokuar mekanizmin e dëbimeve të përshpejtuara, për shkak të mungesës së kritereve të qarta për përcaktimin e “sigurisë” së një vendi të tretë. Marrëveshja e re vendos standarde të reja për vlerësimin e sigurisë, duke përfshirë garancinë për të drejtat themelore të migrantëve të rikthyer.

Sipas rregullores së re, një kërkesë për azil mund të shpallet e papranueshme nëse personi ka pasur mundësinë të kërkojë mbrojtje në një vend të tretë të sigurt, pa qenë nevoja që BE të shqyrtojë thelbin e kërkesës. Kjo lejon refuzime të shpejta për migrantët që vijnë nga këto vende.

Italia e sheh këtë si hapjen zyrtare të dritës jeshile për qendrat jashtë BE-së, si modeli i prezantuar me Shqipërinë. Sipas Romës, qendrat në Shqipëri tani kanë mundësinë të funksionojnë plotësisht për qëllimin për të cilin janë ndërtuar. /Pamfleti

 

1 Komente

  1. T
    Tony Pafilli.

    Modeli i kapitalismus horrorus dhjerokratus. Coroditje totale do te thote qe ta sakatosh popullin nga trute. Ndarje partiake, klasore, ndarje racash, ndarje nacionalitetesh, rritje drastike te cmimeve, shkaterrim i moralit te familjes e divorce, bashkejetese pa kurore, ndryshim mode me shpejtesi, hidhe mjetin me karburant se dua te shes mjetin elektrik, "perparim" elektronik pa kuptim i mjeteve te komunikimit e shtepiake, prodhim sintetik i ushqimeve e veshjeve e gjithcka, art e moral degjenerues televiziv e lista nuk mbaron. Psh. ne se voton 40% e zgjedhesve dhe 52% fitojne Parlamentin qe do te thote 21% e atyre qe sundojne 79% te tjeret ne total. E drejte eshte kjo!? Mirepo sipas teorise se Teto Sofkes, jeta eshte arithmetike Olimbi. Pse nuk votuan 100% por votuan 40%? Sepse funksionuan elemente e mesiperm te coroditjes per te sunduar. Keto ishin disa shifra te Britanise ne zgjedhje te shkuara. Populli i ngrate i coroditur nga qe ua ka pire lengun politikaneve nuk voton e ben gabimin fatal, per inat te sime vjehrre do te fle me mullixhiun. Do te vije shume shpejt dita qe afgo, bangla bungla, zulu zula do shtohen pa mase e do marrin parlamentin, behen kryeministra do kendojne qe ne 5 te sabahut si gjeli komshiut te na zgjoje nga gjumi te shkojme ne pune.

    Lini një Përgjigje