Serbia kërkon të fusë gjithë rajonin në thesin e problemeve të veta, një plan për ta bllokuar Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi në korridorin e pritjes...
Në një nga lëvizjet më të sofistikuara politike të kohëve të fundit, Aleksandar Vuçiç ka hedhur në tryezë një propozim që në pamje të parë tingëllon si paqësor dhe europian: anëtarësimi i përbashkët i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Kjo ide, e paketuar me fjalor integrues dhe retorikë rajonale, ka bërë xhiron e mediave si një ofertë për paqe dhe bashkëpunim. Por, nëse hiqet petku diplomatik, ajo që mbetet është një kurth i pastër gjeopolitik.
Me këtë propozim, Serbia nuk kërkon integrim të përshpejtuar, por ngadalësim të procesit për të gjithë. Në vend që secili shtet të ecë sipas meritave të tij, Vuçiç sugjeron një zvarritje kolektive, ku edhe vendet që kanë përmbushur kriteret do të mbeten në vendnumëro, derisa Serbia të jetë gati; ose më saktë, derisa Beogradi të vendosë se është momenti i duhur për të lejuar të tjerët të ecin. Ky është një manovrim klasik për të ruajtur status quo-në dhe për të mbajtur peng të ardhmen europiane të fqinjëve.
Në këtë logjikë, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut nuk vlerësohen më për progresin e tyre, por bëhen pjesë e një pakoje ku pengesat e Serbisë, regresi demokratik, marrëdhëniet me Rusinë, kontrolli i mediave dhe bllokimi i dialogut me Kosovën, shndërrohen në çështje të përbashkëta të të gjithë rajonit. Kështu, dështimi i njërit shndërrohet në barrë për të gjithë.
Për Kosovën, kjo është një tjetër formë sabotimi diplomatik. Serbia e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e saj, por në këtë rast tenton ta zhbëjë legjitimitetin ndërkombëtar të Prishtinës përmes një formule ku Kosova nuk paraqitet më si subjekt më vete në rrugën drejt BE-së, por si një pjesë e “pakos serbe”. Ky është një kërcënim direkt ndaj subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe një sulm i heshtur ndaj procesit të njohjes.
Propozimi është një përzierje cinike mes populizmit të brendshëm dhe diplomacisë oportuniste. Në vend që të reformojë realisht shtetin e tij, Vuçiç po kërkon të shesë iluzionin e reformës përmes kolektivizimit të përgjegjësisë. Dhe ndërkohë që në Bruksel shfaqet si lideri i stabilitetit, në terren zgjat dorën drejt Rusisë dhe Kinës, duke luajtur një lojë me dy porta.
Për Shqipërinë, kjo është një thirrje alarmi. Çdo pranim i kësaj skeme do të ishte një vetë-sabotim. Asnjë vend nuk duhet të pranojë të lidhet me fatin e një tjetri që nuk ka as vullnetin dhe as gatishmërinë për të respektuar parimet europiane. Bashkimi Europian nuk është autobus ku të gjithë hipin bashkë, por një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që kërkon përgjegjësi individuale dhe përkushtim real ndaj reformës.
Kjo nuk është hera e parë që Beogradi përdor mekanizma rajonalë për të bllokuar progresin e të tjerëve. Nga iniciativa e “Ballkanit të Hapur” deri te sabotimi i njohjes së Kosovës, Serbia ka ndërtuar një model ndikimi që synon jo bashkëpunimin e sinqertë, por kontrollin dhe amortizimin e ndikimit të BE-së në fqinjët e saj.
Prandaj, kjo “ofertë për bashkim” nuk duhet parë si hap përpara, por si përpjekje për të ngadalësuar një tren që Serbia nuk arrin ta kapë dot. Në këtë sfidë diplomatike, do të duhet mençuri, qartësi strategjike dhe mbi të gjitha, një vullnet i fortë politik për të mos u tërhequr nga rruga drejt Evropës, pa u marrë peng nga askush./Pamfleti
*Vučiću, nisi nam “brat“, hvala lepo...- Vuçiç, jo "vëlla", faleminderit...
Më pëlqeu ky shkrim, porosi për liderêt e rajonit, nëse ka të till që mendojnë për të mirën e vendit dhe poullit të vet.
Kjo teori nuk eshte e Vucic por e dhendrrit te grave sllave nga Ameriqia. Pse si kujtoni industrine tone e aghrikulturen e prishen tanet me urdher te serbeve e grekeve? Pse Ameriqia mbeshteste e organizonte grupet diversioniste kunder Shqiperise ne vitet 50-70, qe trajnoheshin ne Beograd, Gjermani e Itali. Jugosllavia ishte shtet komunist qe na e mbolli edhe ne Partine komuniste permes kosovarit Ali Kelmendi i derguar i kominternit nga Moska. Amerikanet e dinin shume mire kush ishin Jugosllavet. Ne 1982 tere sllavoqenet u turren drejt Kosoves me tanke e autoblinda e gjakosen e vrane popullin e Kosoves. Edhe sot, pse kujtoni se Sllovenia, Kroacia, Mali Zi, Maqedonia, te tere sllave te ndyre te ardhur ne trojet tona jane miq me ne e Europen!? Si gjithe Shqiptaret qe i kane mbajtur syte te Amerika shpresa jone edhe une kam pas respekt e simpati por me idene e fshirjes nga harta e Kanadase e Groenlandes e te presesh si harbut Zelenskin ne shtepine tende humba cdo shprese e jam i mpire per tere jeten. Bote e piset sa s'ka ku te shkoje me.