Politike 5 Qershor 2023, 14:56

PD do të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi? Disa deputetë kundër zgjedhjeve për kryetarin, kërkohet që organizmi të nisë nga baza

Shkruar nga Pamfleti

PD do të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi? Disa deputetë kundër

Partia Demokratike pritet të hedhë sot piketat se cili do të jetë fati i saj. Prej afro një ore ka nisur mbledhja e grupit parlamentar demokrat, ku është duke u diskutuar mbi riorganizimin e partisë. Në mbledhje kanë marrë pjesë 16 deputetë.

Mësohet se Gazment Bardhi u paraqiti deputetëve demokratë një propozim. Ai propozon që organizmi i partisë të nisë nga seksioni dhe më pas të bëhen zgjedhjet për kryetar. Kjo fazë e riorganizimit që nis nga seksioni, grupseksionet, degët etj, të bëhet në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve.

Ndërsa deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se nuk duhet të ketë tani zgjedhje për kryetarin e partisë.

"Grupi parlamentar të ketë autoritetin politik vendimmarrës. Është ky grup që ka mbajt PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj të drejtohet partia nga znj. Tabaku dhe Z. Bardhi, zgjedhjet në parti të drejtohen nga këto dy persona. Të jemi në vazhdimësi duke bërë thirrje për të afruar sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet jo urgjente se do jenë vrastare", ka thënë Çupi.

Burimet bëjnë me dije se një propozim i hedhur në tryezë është që partia të drejtohet nga Gazmet Bardhi dhe Jorida Tabaku deri sa të mbahen zgjedhjet për kryetarin. Por gjithçka do vendoset nesër, kur dhe do të mbahet mbledhja e Kryesisë, pasi ajo ka të drejtën e vendimmarrjes.

pd grupi mbledhje