
Kryeministri Edi Rama vijon t’i “krehë bishtin” Erdoganit. Pak ditë më parë lëshoi një video-mesazh dhe kërkonte fitoren e tij në zgjedhje, ndërkohë që sot e ka përgëzuar për marrëveshjen që u arrit për transportin e drithit ukrainas. Sipas Ramës, roli i Erdoganit ishte vendimtar në këtë marrëveshje.
“E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për @RTerdogan për rolin e tij vendimtar. Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje