TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 15:16

PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën

Shkruar nga Pamfleti

PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës, Sekretariati i

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar nga Kuvendi Taulant Ballën.

Në argument, thuhet se që të zbatohet neni 65/ 1 për përjashtim, duhet që të jenë dhënë masa të tjera nga kryetari i Kuvendit. Po ashtu, socialistët argumentojnë se Taulant Balla ka kërkuar falje publike po në seancën plenare.

Në kërkesën e firmosur nga drejtuesit e grupit opozitar, PD tha se në seancën plenare të 6 nëntorit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe etikën parlamentare.

Sipas dokumentit, Balla, gjatë diskutimit për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, “ka përdorur shprehje si ‘lehni’, ‘rraca e këtyre’, ‘ta tregoj unë ty’, ‘gënjeshtar’, etj që cilësohen si shkelje disiplinore sipas nenit 65 të rregullores së Kuvendit.

 

Lini një Përgjigje