TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2025, 10:38

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën dhe Durrësin, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën dhe
 
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot ankesat e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e 11 majit në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. PD e dërgoi ankesën e sa në Kolegj pasi KAS rrëzoi më herët kërkesën për pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh.  

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë KQZ të certifikojë përfundimisht rezultatin në këto qarqe dhe të shpërndajë mandatet për deputetët e zgjedhur më 11 maj. Ndërkohë, mbeten edhe dy qarqe për t’u shqyrtuar, Fieri dhe Elbasani, të cilat PD i ka ankimuar në Kolegj, por ende nuk është caktuar data për shqyrtimin e ankimit. 

Kujtojmë se në Tiranë, Partia Socialiste mori 19 mandate, ndërsa PD 13 mandate, 2 Partia Mundësia dhe nga 1 mandat për Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe PSD. Ndërkohë, në Durrës PS mori 8 mandate dhe 6 mandate shkuan për PD. 
 

Lini një Përgjigje