TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2025, 19:20

PD u mbyll gojën kritikëve/ Pas debatit me Flamur Nokën, përjashtohet demokratja e Kamzës

Shkruar nga Pamfleti

PD u mbyll gojën kritikëve/ Pas debatit me Flamur Nokën,

Pas debatit të ashpër në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz, Anila Aliaj është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë.

Në një postim të fuqishëm në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se vendimi erdhi pasi Noka dhe Vokshi refuzuan të merrnin në konsideratë shqetësimet e saj.

PD u mbyll gojën kritikëve/ Pas debatit me Flamur Nokën,

Veprimi i drejtuesve të partisë ka shkaktuar kritika të shumta, por sipas Aliajt, asnjë reflektim nuk u bë. Ajo thekson se mbetet e palëkundur dhe se përkrahja e qytetarëve ishte më e fortë se çdo përpjekje për ta zbehur.

Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të Kryesisë. Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë. Fituese pa figurë, pa pushtet, po vetëm me dinjitet, forcë e zë. Unë fitova respektin dhe mbështetjen, ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë. Ta thashë në sallë me 70 burra, e vetmja femër si anëtare kryesie: vërtet jam femër, po kam burrëri shumë më shumë se ju. I pa burrëri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.

1 Komente

  1. b
    bledi

    Ky Flamur Noka eshte fiks nga ata karaduset e veriut tipik fshatar me kollare, injorant, banal qesharak. Eshte ulur piaca aq shume sa eshte bere te vesh duart ne koke.

    Lini një Përgjigje