Ashtu siç pritej, mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, pasi siguroi 184 vota, përballë rivalit të tij Saimir Korreshi, i cili mori 84 vota...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.
Ashtu siç pritej, mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, pasi siguroi 184 vota, përballë rivalit të tij Saimir Korreshi, i cili mori 84 vota.
Në drejtimin politik të partisë nuk pati ndryshime edhe për Gazment Bardhin, i cili vijon të mbetet kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe për Agron Gjekmarkajn, i cili ruan pozicionin e nënkryetarit.
Në garën për postet e tjera të nënkryetarëve u zgjodhën Belind Këlliçi, i cili fitoi ndaj Luçiano Boçit me rezultatin 177 me 113 vota, Nikola Kedhi, që triumfoi ndaj Jonathan Panos me 174 vota kundrejt 101, si dhe Erisa Bajaziti, e cila siguroi 193 vota, duke lënë pas kandidaten Besa Manaj me 69 vota. Me zgjedhjen e tyre, Kedhi do të përfaqësojë të rinjtë në strukturat drejtuese të partisë, ndërsa Bajaziti diasporën.
Këshilli Kombëtar votoi gjithashtu edhe për përbërjen e sekretariateve të reja. Klevis Balliu u zgjodh Sekretar Organizativ, Andi Mustafaj mori drejtimin e Sekretariatit për Burimet Njerëzore, ndërsa Marash Logu do të drejtojë Sekretariatin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore. Viola Kapedani u zgjodh Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, Eva Metaj do të mbulojë Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile, ndërsa Fjoralba Dizdari u emërua Sekretare për Integrimin Evropian.
Po ashtu, Ethem Aga do të drejtojë Sekretariatin për Emigracionin dhe Diasporën, Etion Kapedani atë për Dixhitalizimin, Gentian Kaprata Sekretariatin për Infrastrukturën dhe Territorin, Endira Bushati Sekretariatin për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit, Franc Nuri Sekretariatin për të Drejtat e Njeriut, Shkëlqim Lepenica Sekretariatin për të Përndjekurit Politikë, Ylli Asllani Sekretariatin për Pushtetin Lokal dhe Erges Eskiu Sekretariatin për Aksionin Qytetar.
Gjatë mbledhjes u zgjodh edhe përbërja e Komisionit të Apelimit të Partisë Demokratike, i cili do të përbëhet nga Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.
Berisha nuk behet. E shkatërroi PD, demokracine dhe Shqiperine. Në zgjedhjet e ardshme po fitoi 15 % do habitesha ndonese ka shumë elemente racionale mbytet nga paria mediokre.