Në letër, pamja që pritet të mos ndodhë më në sesionin e ri parlamentar që nis më 19 janar, pasi Kryetari i Kuvendit ka bërë gati një plan veprimi të institucionit që drejton, duke marrë parasysh edhe rekomandimet e KE-së. Në këtë dokument që A2CNN e disponon, kryeparlamentari synon të rrisë dialogun politik. Për t’i ardhur në ndihmë planit të tij, Niko Peleshi ka planifikuar takime periodike me grupet parlamentare.
Sjellja e deputetëve jo pak ka shqetësuar mazhorancën qeverisëse, prandaj Peleshi mendon se ka ardhur koha për të ndryshuar Kodin e Sjelljes që lidhet me takimet e deputetëve apo lobimet. Gjithashtu, ai mendon se deputetët kanë nevojë për “leksione” periodike për t’u njohur me rregullat e sjelljes.
Ama sjellja e deputetëve nuk do të lihet vetëm me këshillim. As në këtë sesion të ri, ashtu si në vitin e vjetër, nuk do të mungojnë masat disiplinore ndaj “rebelëve” që thyejnë rregullat. Për shkak të përjashtimeve, 6 deputetë demokratë nuk do të arrijnë të jenë në seancën e së hënës, pasi u dënuan në dhjetor me 30 ditë pune. Efektivisht, Niko Peleshi është i vendosur që kësaj here institucioni që ai drejton të mos jetë vetëm noter i qeverisë, edhe pse pikërisht për këtë arsye PD kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se u përgjigjet vetëm urdhrave të kryeministrit Rama.
Pavarësisht këtij vështrimi demokrat, me planin e veprimit të tij Peleshi i kërkon Kuvendit që të rrisë kontrollin ndaj qeverisë, nëpërmjet interpelancave, pyetjeve dhe mocioneve me debat. Një platformë që nga shtatori në dhjetor, nën drejtimin e tij, nuk funksionoi.
Si kusht i Brukselit, Peleshi shkruan se Kuvendi do të jetë transparent, ndërsa pritet të ndërtohet platforma online ndërinstitucionale. Përveç problemeve politike, në këtë sesion Kuvendi ka në objekt edhe miratimin e disa ligjeve, nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal, ligjin për mediat, ligjin e ri për konfliktin e interesit të funksionarëve publikë, apo ligjet e reformës në drejtësi.
Ndërkohë Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS.
Punimet nisin me fjalën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi si dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla. Secili prej kryetarëve të komisioneve do të mbajnë fjalën e tyre, ndërsa mbledhja vjen 3 ditë para nisjes së sesionit plenar.
Agjenda:
10:00 Hapja e Mbledhjes
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (Koha 10’)
Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.
13:30 – Konkluzione
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
15:00 – Mbyllja e Mbledhjes
Lini një Përgjigje