TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2026, 19:45

SHBA pezullon vizat, Noka: Goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, shkaku është Edi Rama!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA pezullon vizat, Noka: Goditja më e madhe në
Edi Rama

Qeveria amerikane ka njoftuar se do të pezullojë lëshimin e vizave për vizitorët nga 75 vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën.

Lidhur me këtë vendim që pritet të marrë formën përfundimtare javën e ardhshme, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ai shprehet se shkak i këtij vendimi është kryeministri Edi Rama dhe narkoshteti i tij.

Sipas Nokës, kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, teksa thekson se kjo është një gjë jonormale, pasi vendi jonë është edhe anëtar i NATO-s.

“Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët.

Shqipërisë, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009, i ndalohen vizat me SHBA.

Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Edi Rama shkaku je ti.”- ka shkruar Noka.

 

vendimi i shba për pezullimin e vizave noka rama

Lini një Përgjigje