Banka Botërore tha se qeveria shqiptare duhet të marrë përsipër t’i japë zgjidhje problemit, teksa theksoi se migrimi, informaliteti dhe nën deklarimi i të ardhurave po cenojnë përmbushjen e detyrimit për pagimin e pensioneve.
Banka Botërore ka paralajmëruar qeverinë Rama të stabilizojë skemën e pensioneve, që ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, gjatë në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, është shprehur se politikat e mira të pensionit do të ndikonin në vendosjen e barazisë midis brezave, qëndrueshmërinë buxhetore dhe ndikimin makroekonomik.
Ajo tha se qeveria shqiptare duhet të marrë përsipër t’i japë zgjidhje problemit, teksa theksoi se migrimi, informaliteti dhe nën deklarimi i të ardhurave po cenojnë përmbushjen e detyrimit për pagimin e pensioneve.
’Politikat e pensioneve që përmenden dhe bëhen sot do të ndikojnë në pensionistët e së ardhmes, punëdhënësit dhe kontribuuesit.
Kjo ndihmon të kesh një vizion afatgjatë, që t’i japësh një zgjidhje këtij problemi për të arritur mjaftueshmërinë, vendosjen e barazisë midis brezave, qëndrueshmërinë buxhetore dhe ndikimin makroekonomik.Qeveria shqiptare e mori përsipër që t’i japë zgjidhje kësaj sfide që në vitin 2014, që e ka përmirësuar ndjeshëm sistemin e pensioneve.
Kjo reformë e ka modifikuar formulën e pensioneve që lidhet midis kontributet dhe pagesës së pensionit. Ka futur edhe një pension social, për t’i dhënë zgjidhje varfërisë në pleqëri. Gjithashtu ka rritur edhe moshës e pensionit.
Nga ana tjetër migrimi në shkallë të lartë, informaliteti me shkallë të lartë, nën deklarimi i të ardhurave cenojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit së kontributit dhe pensioneve.’, tha zyrtarja e Bankës Botërore.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama sulmoi dhe fajësoi opozitën se qeveria e kaluar mendonte sot për sot për sistemin e pensioneve dhe kishte krijuar premisat e një skeme që sipas tij, ishte në prag të kolapsit.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se nuk do të ketë rritje pensionesh dhe se qeveria socialiste do të vazhdojë vetëm me dy bonuset, një në fundvit dhe tjetri në pranverë, që sipas analistëve janë thjesht disa ‘kalamele’ në prag zgjedhjesh.
“Me reformën e 2014 ne vendosëm kontributet në funksion të pensioneve. Deri para 2014 kontributet nuk ishin premisa për marrjen e pensionit. Tavani deri atëherë ishte 240 euro. Sistemi ishte asistence dhe jo kontributiv dhe kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet.Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të paimagjinueshme. Ne nuk e bëjmë dot këtë prandaj do të ecim nga njëra anë me bonuset. Nga një bonus të fundvitit tani kemi kaluar në dy bonuse dhe i kemi lidhur këto bonuse me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë.
Paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një riakselerim dhe e fundit që kam është që kemi akoma hapësirë në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një rritje të pagave në tërësi. Është konstatuar një rritje e pagave dhe kontributeve por ka akoma hapësirë për të marrë më shumë” tha shefi i qeverisë.
Lini një Përgjigje