TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 16:05

Për herë të parë, Rama dhe Meloni mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në 13 nëntor

Shkruar nga Pamfleti

Për herë të parë, Rama dhe Meloni mbledhje të

Kryeministri Edi Rama dhe Georgia Meloni do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive më 13 nëntor në Romë.

Kjo mbledhje zhvillohet për herë të parë.

Ditën e djeshme qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.

Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.

Marrëveshja mes dy qeverive përfshin bashkëpunimin në kujdesin shëndetësor, energji, mbrojtjen e mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të krijojë një kuadër të qëndrueshëm dhe të strukturuar për bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe investime të reja në sektorë strategjikë.”-njoftoi dje Agjencia për Media dhe Informim.

Lini një Përgjigje