
Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani ka folur lidhur me sigurinë në Gjykata dhe Prokurori.
Ajo u shpreh në kuvend se KLP dhe KLGJ do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët për të adresuar çështjen e sigurisë dhe insfrastrukturës në institucionet e drejtësisë.
"Pjesa e sigurisë apo infrastruktura në Prokurori, nga niveli i adresimit të masave varet nga KLP dhe me KLGJ duhet të hartojnë strategji për sigurinë në gjykata dhe prokurori. Mbledhja e përbashkët do të adresojë në mënyrë të dedikuar këtë çështje, do zhvillohet në dhjetor ndërsa për infrastrukturën është Prokuroria e Përgjithshme institucioni që ka buxhetin dhe detyrimin për të menaxhuar infrastrukturën dhe të tjera. Në takimin e përbashkët me KLGJ do të jetë pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm për të adresuar në mënyrë të plotë këtë çështje”, tha Bogdani.
Kryetarja e KLP theksoi se brenda Këshillit kanë një komision për mbrojtjen e Prokurorëve, ndërsa shtoi se në vitin 2024, 11 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të plotë për ta dhe familjen e tyre. Ndërsa në vitin 2025, kanë kërkuar 7 prokurorë pasi janë kërcënuar.
“Në 2024, kanë 11 prokurorë që kanë bërë kërkesa dhe u është miratuar kërkesa për të pasur mbrojtje të plotë dhe për familjet e tyre. Për 2025, janë 7 të tillë”, u shpreh Bogdani.
Lini një Përgjigje