TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 15:18

“Përjashtimi i 19 deputetëve, i papranueshëm”, Sula: Do të vijojmë aksionin opozitar në Parlament!

Shkruar nga Pamfleti

“Përjashtimi i 19 deputetëve, i papranueshëm”, Sula:

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka komentuar zhvillimet e fundit mes opozitës e mazhorancës, deklaroi se dhe ditën e nesërme do të vijojë aksioni parlamentar.

Ndërsa sa i takon përjashtimit të 19 deputetëve, ai deklaroi se ishte një vendim i turpshëm nga ana e mazhorancës. Sipas tij në rastet kur janë hedhur flakadanë në Kuvend janë përjashtuar 3-4 deputetë, ndërsa në rastin e përjashtimit të 19 prej tyre s’kishte asgjë lloj shkelje të rregullores, veçse fjalë.

I bëj një thirrje shumë të sinqertë kryeparlamentares Nikolla dhe atyre anonimëve që firmosin për përjashtime, herën tjetër të na përjashtojnë njëherësh e të bien rehat. Kjo kryetarja shqetësohet aq shumë se po thonë dy fjalë kolegët e mi, se nuk bënë asnjë veprim të dhunshëm. Kur hidhnim flakadanë, 3 veta përjashtonin, 4 veta.

Javën e kaluar 19 veta u përjashtuan. Unë kam disa rregulla morale, por këto të bëjnë me zor që ti duhet të bësh diçka në përgjigje. Unë do të vazhdoj aksionin opozitar. Pse duhet të përjashtoheshin këta deputetë.

Gardistëve u thonë ose në shtëpi ose ata mos i lejoni brenda. Kryetarja e Kuvendit që ka për detyrë meqë i dhimbsen shumë kolegët e saj të mazhorancës, nuk përjashton gardistë që na kapin dhe na largojnë. Ndërsa për deputetët vjen përjashtimi”, u shpreh ai mes të  tjerash.

sula pd aksioni opozitar

Lini një Përgjigje