
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar lidhur me situatën problematike nga moti i keq.
Zhupa ka publikuar një video nga situata e përmbytjeve sot në Delvinë, ku shprehet se situata është e vështirë teksa thekson se ka rrugë të bllokuara, ura të bllokuara dhë përmbytje të tokave bujqësore.
Deputetja demokrate i ka bërë thirrje Qeverisë për ndërhyrje emergjente. Ajo theksoi se kjo situatë nuk vjen vetëm si pasojë e fatkeqësisë natyrore, por edhe e fatkeqësisë politike, duke shtuar se paratë nuk janë investuar në kanalet kulluese dhe insfrastrukturën e qytetit.
"Rrugët janë të bllokuara, dëmet janë të shumta dhe ujërat e shiut kanë vërshuar në drejtim të banesave. Ura e Vanës vazhdon të jetë e bllokuar, rrugët e fshatrave të tërë janë të pakalueshme.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit.
Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë të ujrave në qytete dhe fshatra por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët", u shpreh deputetja demokrate.
Lini një Përgjigje