TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2025, 11:52

Koreografia kundër Ramës në Kuvend, deputetja e PD nuk u bashkohet kolegëve të saj

Shkruar nga Pamfleti
Koreografia kundër Ramës në Kuvend, deputetja e PD nuk u
Koreografia kundër Ramës në Kuvend

Gjatë seancës së sotme plenare, në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltoren e Kuvendit, opozita vendosi t’i kthejë shpinën në shenjë proteste.

Deputetët e PD dhe të grupeve opozitare u ngritën njëkohësisht, duke shfaqur një akt demonstrativ kundër kreut të qeverisë.

Por, disa nga deputetë e opozitës nuk morë pjesë në këtë korografi kundër kryeministrit.

Erald Kapri dhe Agron Shehaj, përfaqësues të partisë “Mundësia”, nuk u bashkuan me veprimin e opozitës. Të dy deputetët qëndruan të ulur gjatë gjithë fjalës së Ramës, duke mos iu bashkuar protestës simbolike të kolegëve opozitarë.

Gjithashtu dhe deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, qëndroi e ulur dhe nuk iu bashkua grupit të saj. Veprimi i Bardelit shfaq një tjetër çarje brenda PD-së, ku jo të gjithë deputetët ndajnë të njëjtën qasje apo taktikë përballë mazhorancës.

 

koreografia kundër ramës në kuvend

Lini një Përgjigje