TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2025, 11:49

Opozita i ktheu shpinën, Rama mbyll fjalën në Kuvend me tone të larta: Ju pafsha me faqen për muri!

Shkruar nga Pamfleti
Opozita i ktheu shpinën, Rama mbyll fjalën në Kuvend me tone
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij, pasuar me duartrokitjet e socialistëve në sallë. Teksa u ndal te paketa fiskale dhe projektbuxheti 2026, ironizoi vazhdimisht opozitarët.

“Buxheti bën edhe një rritje tjetër domethënëse të pagave, jo vetëm për rritjen minimale, por është një shtytje nga poshtë-lart për të rritur pagat më sipër.

Ka patur shumë lloj fjalësh në rrjete sociale dhe në tribunat e propagandës kundër gjithë këtyre masave, është thënë që po do të rriten pensionet, pagat, por edhe kontributet. E vërteta është që normat kontributive janë më të ulëtat në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë, gjithçka që do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë.

Do doja të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive, jo më pëlqen, por më frymëzon shumë. Kështu me faqen për muri ju pafsha (u thotë demokratëve), gjithmonë vetëm me shëndet aman, se na duheni gjallë!”, tha në mbyllje të fjalës së tij nga foltorja, kreu i qeverisë.

 

opozita i ktheu shpinën rama mbyll fjalën në kuvend

Lini një Përgjigje