
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Kuvend ‘paqen fiskale’, e cila përfshin fshirje të detyrimeve të papaguara që bizneset mund t’i kenë shtetit.
Rama tha se falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në 4 forma. Rama theksoi se bizneset gjithashtu do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare.
"U fol këtu për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe që përmes paqes fiskale do ti bëhet të gjithë sipërmarrjes duke i dhënë mundësinë që të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer më tepër besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët me sipërmarrjes e administratës tatimore dhe duke lehtësuar marrëdhënies mes tyre, si edhe kostot administrative të sipërmarrjes.
Ndaj, i ftoj të gjitha sipërmarrjet të lexojnë me kujdes paketën e tonë fiskale dhe t’i referohen faljes së detyrimeve tatimore që do të bëhet në 4 forma.
Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara, më të vjetra se 10 vite. Fshirje 50% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe interesave
Fshirje 25% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, gjithashtu me fshirje të gjobave dhe interesave.
Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhë 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhe. Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare", tha Rama.
Lini një Përgjigje