Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin e Emergjencave Civile, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.
Gjatë mbledhjes, ku të pranishëm ishin edhe ministra, Rama u la porosi deputetëve të jenë të pranishëm në zonat e tyre, pranë njerëzve dhe jo zgjedhësve.
“Në bashkëpunimi me mbrojtjen, infrastrukturën apo ministrinë e Bujqësisë do të bëjmë që çfarë është programuar për vitin 2026 të riprogramohet edhe për të adresuar këto pika ku kanë ndodhur ndërtimet. Do të çojmë deri në fund të gjithë procesin e kësaj infrastrukture. Mjafton të shikosh të gjithë hektarët e mbuluar nga uji sot dhe në të kaluar për të kuptuar ndryshimin e pakrahasueshëm. Një cikël i dytë ndërveprimi do bëhet përmes autoriteteve të pranishëm dhe kryetarëve të bashkive. Deputetët të jenë të pranishëm në të gjithë zonat e tyre ndaj përkujdesjes ndaj njerëzve, jo zgjedhëseve. Të bëjmë të mundur që gjithë procesi i zhdëmtimit të jetë sa më i plotë , i drejtë dhe sa më efikas”, tha ai.
Lini një Përgjigje