Politike18 Tetor 2023, 15:08

Përplasje në takimin e demokratëve/ Mediu kërkon koalicionin mbarëopozitar me logo dhe vulë, Agron Duka kundërshton!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje në takimin e demokratëve/ Mediu kërkon koalicionin

Aleati i ngushtë e Partisë Demokratike, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të demokratëve bëri thirrje që të krijohet një koalicion mbarëopozitar.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb diskutimet mes deputetëve, të cilët kanë dhënë opsionet e tyre për aksionin opozitar. Ndërkohë, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Argon Duka theksoi se nuk ishte dakord për shumë gjëra që u diskutuan në mbledhjen e grupit të PD-së.

Pjesë nga debati në takim:

Fatmir Mediu: Për të mos u gjendur në të njëjtën situatë që u gjendëm në 14 maj, përderisa ligjërisht ende nuk është e qartë se kujt i takon logo e PD, unë mendoj se duhet të krijohet një koalicion opozitar, që të këtë emrin e tij, logon e tij, në mënyrë që të jetë ky koalicion qeta përgatisë veten në betejat e ardhshme parlamentare. Duhet të instucinalizohemi, duhet të ndërtojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Pasi qëllon që vjen një ndërkombëtar në Tiranë dhe nuk di kë të takoj. Kështu ne duke krijuar ketë koalicion mbarëopozitar, jemi më të qarte dhe me të identifikuar nga qytetarët. Marrëdhënia me ndërkombëtarët nuk duhet parë individualisht, por si opozitë në Tiranë, në delegacion, parlament apo dhe partitë si motra. Jo si privilegj personal, por përgjegjësi opozitare. Ideja e koalicionit është për të krijuar një brand opozitar sepse praktika ka treguar se ne kemi dalë në koalicion.

Po ashtu të dalim nëpër rrethe duke krijuar hapësirë për deputetë dhe figura të reja të flasin me njerëzit.

Agron Duka: Secili nga ne është i aftë të drejtojë, por këtu kemi ardhur për të dëgjuar çdo të bëjmë. Prezenca jonë shpreh dakordësi, por secili nga ne mendon se jep rrugëzgjidhje, ndërkohë që kjo krijon kakofoni dhe nuk ka produkt, pavarësisht se unë nuk jam dakord me shumë gjëra që thuhen këtu, por kam ardhur të dëgjoj axhendën e opozitës e ta zbatoj atë.

opozita duka mediu