TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 17:49

Përplasjet në PD/ Kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar që mund të bëjnë me “dhimbje koke” Berishën?

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në PD/ Kush janë anëtarët e Këshillit

Por cilët mund të jenë anëtarët e Këshillit Kombëtar që mund t’i shkaktojnë ‘dhimbje koke’ Berishës dhe lidershipit në këtë parti, ku përfshihen nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm? Nëse i referohemi vetëm deklaratave publike apo qëndrimeve të shfaqura, janë të paktën 14 ose 15 anëtarë të Këshillit Kombëtar...

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e 17 dhjetorit Këshillin Kombëtar, mbledhja e parë që zhvillohet që nga humbja e zgjedhjeve të 11 majit.

Njoftimi u bë nga kreu demokrat, Sali Berisha, dhe kjo mbledhje vjen 5 ditë para se demokratët të mbajnë protestën e parë kombëtare, e cila është njoftuar për tu zhvilluar në 22 dhjetor.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar gjithashtu vjen në një kohë kur PD është përfshirë nga debate të brendshme që kanë të bëjnë jo vetëm me ‘Foltoret’ e iniciuara nga Ervin Salianji, por edhe me kaosin që ka krijuar zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Pikërisht këto dy çështje pritet të shkaktojnë edhe debatet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që i shtohen kështu debatit lidhur me rezultatin e humbjes së 11 majit dhe mosmbajtjes së asnjë përgjegjësie, edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga zgjedhjet.

Por cilët mund të jenë anëtarët e Këshillit Kombëtar që mund t’i shkaktojnë ‘dhimbje koke’ Berishës dhe lidershipit në këtë parti, ku përfshihen nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm? Nëse i referohemi vetëm deklaratave publike apo qëndrimeve të shfaqura, janë të paktën 14 ose 15 anëtarë të Këshillit Kombëtar që mund të shfaqin kritikat e tyre. Disa tashmë janë shfaqur si përkrahës të ‘Foltores” së Salianjit, të tjerë kanë shfaqur kritika lidhur me 11 majin dhe mungesën e një analize për humbjen, por edhe për kaosin që shkaktoi zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Deri më tani kritika publike lidhur me atë se çfarë ndodh në PD kanë shprehur ish-deputeti Myslim Murrizi, aktivistja Adriana Kalaja por edhe Indrit Hoxha dhe Lisandër Hoxha. Gjithashtu debate të ashpra u zhvilluan në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e mbajtur pasditen e së shtunës, ku Ervin Salianji u përplas me Sali Berishën dhe Flamur Nokën.

Nuk dihet nëse ata që publikisht artikulojnë kritika do të kenë kurajon të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Këshillin Kombëtar, por nuk përjashtohet mundësia që kjo mbledhje të precipitojë në përplasje dhe Berisha si kryetar dhe besnikët e tij në drejtimin e PD-së, të gjejnë ‘grupin e rradhës armiqësor’ në selinë blu.

Më poshtë po rendisim disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që publikisht në një formë ose një tjetër, kanë shprehur kritika të forta publike, madje edhe ‘revoltë’ ndaj mënyrës se si kjo parti hartoi listat për zgjedhjet e 11 majit, apo si vijon të ruhet statusquoja, edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme.

Disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që janë shfaqur kritikë

Adriana Kalaja

Dritan Burgija

Lisandër Hoxha

Aleksandër Biberaj

Mariglend Doçi

Mimoza Rexhvelaj

Myslimi Murrizi

Aulon Kalaja

Ilir Alimehmeti

Iliriana Kuçana

Rudina Hajdari

Bislim Ahmetaj

Indrit Hoxha

Myslimi Murrizi

Ervin Salianji

1 Komente

  1. E
    Enkeleda Mushi

    Edhe Edith Harxhi eshte e sigurte qe do flase per ato qe ndodhen e po ndodhin ne PD!!!!

    Lini një Përgjigje