TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 14:28

6 ditë para Kryeministrisë, Berisha ftesë Lapajt: E përshëndes protestën e tij të drejtë, le ta vijojmë sëbashku

Shkruar nga Pamfleti
6 ditë para Kryeministrisë, Berisha ftesë Lapajt: E
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në lidhje me protestën e zhvilluar prej disa ditësh para Kryeministrisë të organizuar nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj.

Gjatë fjalës së tij në një lidhje live me qytetarët përmes rrjeteve sociale, teksa ka shprehur mbështetjen e tij, Berisha e ka cilësuar protestën të drejtë.

Po ashtu, kreu i PD, ka thënë se Lapaj nuk është i përjashtuar nga koalicioni opozitar, teksa e ftoi që të organizojnë aksionin sëbashku.

“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha bëri thirrje për protesta kombëtare më 22 dhjetor deri në krijimin e një qeverie teknike.

Lini një Përgjigje